EMRI/ Kanosi fqinjin e tij duke qëlluar me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër
Një ngjarje kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes në kohë të policisë në Shkodër, ku një 41-vjeçar i identifikuari si Sirjan Jahja është arrestuar pasi kanosi fqinjin e tij duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në fshatin Dobraç.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit.
Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë.
Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç.
Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.
Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.