Emri/ Ishte pjesë e bandës së “skifterave”, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Bëhet fjalë për shtetasin Albano Laziale, pas një ndjekjeje të automjetit të tij dhe një skenë si në filma aksion. Dyshohet se shqiptari është pjesë e një bande skifterësh, që operonte në Castelli Romani. Pasi pikasi patrullën e karabinierëve, i riu u përpoq t’i shmangej kontrollit. Ai rriti shpejtësinë dhe tentoi arratisjen, por patrullat e bllokuan në ndjekje.
Por 3 pasagjerët që ishin brenda në mjet (dyshohet se janë po shqiptarë), mundën të arratiseshin në këmbë, pas rrëmujës së krijuar në zonën e ngjarjes.
Pas ndalimit dhe kontrollit, iu gjetën në makinë mjete që shërbenin për të kryer grabitje dhe pajisje të dyshimta që u sekuestruan si prova materiale.
Midis sendeve të sekuestruara ishin një gërshërë elektrike, një kamxhik, një shkallë teleskopike, disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida dhe leva. I arrestuari nuk ka mundur të japë shpjegime të besueshme në lidhje me praninë e këtyre instrumenteve në bagazhin e tij, duke nxitur dyshimet e hetuesve.
Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari akuzohet edhe për rezistencë dhe kundërshtim të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.