EMRI/ Ishte duke punuar për ndërtimin e urës në Klos, ndërron jetë pas arrestit kardiak 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Klos, ku rreth orës 08:30, punëtori i montimit të hekurave në urën që po ndërtohet në hyrje të qytetit, nuk është ndjerë mirë duke i rënë të fikët.

58 vjeçari Mujedin Biba është dërguar me urgjencë fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Klosit e më pas në spitalin e Burrelit ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Paraprakisht dyshohet se 58 vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 08.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.B., rreth 57 vjeç, banues në Kukës.
Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se 57-vjeçari, duke pritur për të marrë punën në dorëzim, dyshohet se ka pësuar infrakt dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.