Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Itali.