EMRI/ I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Maminas 51-vjeçari, pritet ekstradimi
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Maminas, si pjesë e operacionit policor “Operacionalja 34”. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në pranga ka rënë Albert Koni, i cili ishte shpallur në kërkim pas vendimit të gjykatës italiane më 10 janar 2025.
Operacioni për kapjen e tij u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me homologët italianë. Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij në Itali, ku do të vuajë dënimin.