EMRI/ I dënuar me burg për vjedhjen e materialeve në një firmë private, arrestohet 31 vjeçari i shpallur në kërkim në Durrës

Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim që prej muajit maj nga policia e Durrësit, është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë Saleo Rexhepi i cili ishte dënuar me 3 muaj e 24 ditë burg për vjedhjen e disa materialeve prej hekuri në një firmë private.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur në maj të vitit 2023.

Materialet procedurale i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.