Emri/ I dënuar me burg për aksidentin me dy të vdekur, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Ruçi i cili ishte dënuar me mbi 7 vjet burgim, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.
Sipas policisë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i tij në Shkozë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Unavoidable”.
I dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 40-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.
Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.