EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Një tjetër i kërkuar ndërkombëtarisht është vënë në pranga nga autoritetet shqiptare.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë kanë arrestuar në hyrje të Shqipërisë Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se Arslan ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri arresti të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Ai është i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, bazuar në nenin 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me ato zvicerane, kanë nisur tashmë procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Zvicrës.