Emri/ Humbi jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit, ishte …

Gjendet trupi i pajetë i një të riu në një shtëpi të braktisur në Durrës, në lagjen nr.17.

Burime policore konfirmojnë se bëhet fjalë për një person që ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

I riu ishte larguar prej ditësh nga shtëpia dhe kishte humbur kontaktet me familjarët, të cilët kishin bërë denoncimin në polici që më datë 27 dhjetor 2024.

I riu i gjetur i pajetë është Flogert Koni, i moshës 36 vjeç. Nga burime jo zyrtare, “” mëson se 36-vjeçari është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në një banesë pranë zonës që e njohin si shtëpia e baterive.
Nuk dihet ende nëse i riu ka humbur jetën së fundmi apo ka kohë që ka ndërruar jetë, pasi policia e Durrësit nde nuk ka dalë me njoftim zyrtar.
Nuk dihet ende as nëse i riu njihej si përdorues i lëndëve narkotike.