EMRI/ Humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Greqi, pas konfliktit me disa persona


Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania.

Orgito Lloci, 20 vjec është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20 vjecarin shqiptar drejt spitalit të Hanias ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20 vjecarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *