Emri/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në Mamurras nga një depo uji, dyshohet se …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Mamurras ku rreth orës 10:00 është gjetur trupi i pa jetë i një 60-vjeçari, në një depo uji e cila ishte në ndërtim.

Burime bëjnë me dije se viktima Mhill Kala ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos, e cila ishte pa ujë.

Ndërkohë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin.

Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit

“Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia