Emri/ Efektivët i hoqën automjetit veshjen për xhama të zinj, pasagjeri i ofendon dhe i dërgon SMS kërcënuese

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dërguar SMS kërcënuese në drejtim të një efektivi policie.

Raportohet se ditën e djeshme, reth orës 18:00 në afërsi të shinave të trenit në qytetin e Lezhës, punonjësit e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.

Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye efektivët e kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por 19 vjeçari Rafaelo Lleshi, pasagjer në makinë, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë,

Gjithashtu, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Kanosi nëpërmjet mesazheve për shkak të detyrës punonjësin e policisë, vihet në pranga 19-vjeçari.

Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.