EMRI/ E rëndë në Vlorë, nxiti dy të mitura të merrnin drogë dhe kreu marrëdhënie seksuale me njërën, arrestohet 40-vjeçari
Policia e Vlorës ka ndaluar një 40-vjeçar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Rinald Rakipaj dyshohet se 3 ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 -vjeçare, ndërsa në bashkëpunim me një 33-vjeçar kanë nxitur të miturën dhe shoqen e tij për të përdorur lëndë narkotike.
Burime nga policia lidhur me ngjarjen bëjnë me dije se tre vajza kanë qenë me 33-vjeçarin në një nga hotelet e Vlorës. Denoncimi në polici është bërë nga një prej prindërve të vajzave. Gjatë marrjes në pyetje, vajzat kanë deklaruar se kanë konsumuar lëndë narkotike, por nuk kanë kryer marrëdhënie. Është kryer ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet përgjigja.
Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.