EMRI/ Drogë nga Amerika përmes postës, arrestohet në Greqi 27-vjeçari shqiptar
Një pako e dyshimtë e ardhur me postë nga SHBA ka çuar në arrestimin e një të riu shqiptar dhe në zbulimin e një magazine të vërtetë droge brenda banesës së tij në Greqi.
Policia greke ka ndjekur një pako të ardhur në aeroportin e Athinës nga SHBA përmes shërbimit postar “FEDEX”. Pakoja mbante të dhënat e dërguesit “DORLA KAPPEL, 2325 AUGUSTA PARK, WHEELING WV, 26003, US – UNITED STATES” dhe të marrësit “EVANGELOS THOMOPOULOS, GEORGIOU SEFERI 5, VOULA, 16673, GR – GREECE, 6949332028″.
Agjentët kanë zbuluar se realisht pakoja pritej nga një person me gjeneralitete të tjera nga marrësi i shkruar në pako. Bëhet fjalë për 27 vjecarin Evgjenios Tomcani, me origjinë shqiptare. Ai është ndaluar bashkë me pakon në zonën e Voulës. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar brenda saj 3 kg 10 gram marijuanë.