EMRI/ Dhunoi ish të dashurën dhe e kanosi me thikë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
Një 49-vjeçar është arrestuar pasi kishte dhunuar fizikisht dhe kanosur me mjet prerës ish të dashurën.
Sipas policisë shtetasi Admir Plaku fillimisht ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të së resë pak ditë më parë ndërsa ditën e sotme është arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.Admir Plaku, 49 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim policor, në bazë të kallëzimit të ish të dashurës së tij, se më datë 16.05.2025, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka kanosur me mjet prerës, për të kryer marrëdhënie seksuale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.