EMRI/ Breshëri plumbash tek ura e Selitës. Plagoset një 35-vjeçar
Zamir Kalemi 35 vjeç, ka mbetur i plagosur pak minuta më parë nga breshëria e kallashnikovit në zonëm e njohur si Ura e Selitës. Mësohet se ai shtë plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nga pamjet e siguruara për replikë, vihet re se forca të shumta policore janë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.