EMRI/ Atentat me armë në Lezhë! Tre të shtëna drejt tij, plagoset rëndë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës. Viktima e atentatit është identifikuar si Egzon Gegaj.

Sipas burimeve, ndaj Gegajt është qëlluar tre herë me armë, duke marrë dy plagë në gjoks. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit.

Lajmi në përditësim…