Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Together”, është arrestuar Edison Pula, një shtetas shqiptar 30-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 14 vjet burgim për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve dhe eksplozivëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Operacioni është realizuar falë informacionit të siguruar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe bashkëpunimit të ngushtë me homologët e FAST Luksemburgut, përmes rrjetit ENFAST.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni, është arrestuar edhe shtetasi A. S., 31 vjeç, i kërkuar nga autoritetet franceze dhe i arrestuar bazuar në një urdhër arresti europian.
Aktualisht, autoritetet po punojnë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të të arrestuarve.