Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Durrës.
Sipas Policisë, falë aksioneve intensive dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në bashkëpunim me Interpolin, është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht shtetasi Erjon Meshi, i njohur edhe me emrin Arjon Mema.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ku Gjykata e Trentos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Operacioni u organizua nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës. Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të finalizuar ekstradimin e tij në Itali.
Ky operacion është një tjetër sukses i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kapjen e personave të shpallur në kërkim.
View this post on Instagram