EMRI/ Arrestohet 48-vjeçari i përfshirë në trafikimin e shqiptarëve dhe të huajve drejt SHBA-ve, kundrejt 30-40 mijë dollarëve për person
Një 48-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të SHBA-së në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
I arrestuari është Sinan Kovaçi, banues në Tiranë, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij kriminal ka nisur që prej vitit 2020. Ai, së bashku me persona të tjerë nën hetim, ka ndihmuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve dhe shtetasve të huaj drejt SHBA-ve, duke u marrë 30-40 mijë dollarë për person.
Policia e Shtetit njofton se hetimet për këtë rrjet kriminal po vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet e huaja, me qëllim zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
View this post on Instagram