EMRI/ Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i “BMW”-së


Arrestohet drejtuesi i “BMW”-së që thuhet se shkaktoi aksidentin me 4 të vdekur në Mallakastër.Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, sqaron policia.

Lavdosh Bega, 62 vjeç, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, Lefteri Begaj, 57 vjeç, Riza Rapaj, 82 vjeç dhe Afërdita Meta, 85 vjeç, janë viktimat e kësaj tragjedie.Të plagosur janë, Jani Meta rreth 60 vjeç, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij, Lavdie Meta, 63 vjeç.