EMRI/Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Shoferi nxirret nga zjarrfikësit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.

Një automjet tip BMW, që po udhëtonte nga fshati Duhanas drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga mjeti drejtuesin e automjetit, shtetasin Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.

Fatmirësisht, ai ka dalë nga makina pa lëndime.

Sipas burimeve policore, shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor.