EMRI/ Aksident fatal në Itali! Kamioni përplas për vdekje 65-vjeçarin shqiptar, plagosen tre persona të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur të martën, më 11 mars, në Itali, ku humbi jetën 65-vjeçari shqiptar Xhavit Halilaj. Ai u përplas për vdekje nga një kamion, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në San Vendemiano. Halilaj kishte ndaluar kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër. Së bashku me shoferin e automjetit tjetër, ata ishin jashtë makinave për të kontrolluar një problem, kur një kamion erdhi me shpejtësi dhe i goditi.

Për fat të keq, Halilaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat e tjerë u plagosën, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.