EMRAT/ Zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë e i investuan në kriptovalutë, SPAK dërgon për gjykim 17 persona

SPAK dërgon për gjykim 17 persona të cilët akuzohen se Zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë e i investuan në kriptovalutë. Sipas SPAK grupi kriminal menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin për investim në bursë. Vetëm një italiani I vodhën 700 mijë euro.

‘Hetimet e kryera më pas, bënë të mundur konstatimin dhe atribuimin grupit kriminal, të episodeve të shumta mashtrimi të kryera ndaj personave me banim në të gjithë territorin e Italisë, të cilat i kanë dhënë grupit kriminal një fitim total prej rreth 4 700 000 euro, që dyshohet se është vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale’ Thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK ka dërguar për gjykim si të pandehur
 1.Bruno Çobo
2.Elisa Caci
3.Gilbert Pushani
4.Valbona Abedinaj
5.Rezarta Ibrahimi
6.Aldo Pasku
7.Bruno Gjika
8.Antoneta Pepkolaj
9.Gjin Shelnishta
10.Hamit Dobi
11. Erion Kastrati
12.Olta Toçi
13. Orland Cani
14. Greta Pepa
15. Silvana Veliu
16. Mojsi Zuna
17. Florjan Bregu