Emrat/ Zbardhet vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, arrestohen babë e bir dhe dy persona të tjerë

4 persona të  cilët janë të dyshuar si autorë të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, janë ndaluar nga policia e kufirit në Muriqan në bashkëpunim me Policine e Rendit.

1 është arrestuar në Muriqan duke ikur, ndërsa 3 të tjerë janë arrestuar në zonën e Postrribës.

Burime për Replika.al zbulojnë se në pranga kanë rënë babë e bir Rustem dhe Arjan Hasa si autorë të krimit dhe dy të afërmit e tyre si bashkëpunëtorë.

Pista kryesore është ajo e konfliktit personal mes viktimës dhe njërit prej djemve të familjes Hasaj.