Emrat/ Zaptuan hapësirat publike për qëllime biznesi në Vlorë, procedohen penalisht 5 persona

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ka proceduar penalisht 5 shtetas, për zaptim të hapësirës publike dhe për ushtrim të aktiviteteve tregtare pa u regjistruar në Vlorë.

Sipas policisë në lagjen “11 Janari” u konstatua se:

Shtetasi Endri Haruni ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
Shtetasi Irfan Dalipaj ushtronte aktivitetin tregtar të llojit “Fast Food”, po ashtu në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu në lagjen “Uji i Ftohtë” u konstatua se:

Shtetasi Kledjan Binjakaj. ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë i pajisur me NIPT dhe pa kasë fiskale.
Shtetasi Ervin Farija. ushtronte po të njëjtin aktivitet, i papajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe pa kasë fiskale.

Ndërsa në lagjen “10 Korriku” u konstatua se:

Shtetasi Myshteak Idrizaj 64 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme, i papajisur me lejen përkatëse dhe me punonjës të paregjistruar.

“Për të pesta rastet nisi procedimi penal ndaj shtetasve E. H., 32 vjeç, I. D., 58 vjeç, K. B., 39 vjeç, E. F., 46 vjeç dhe M. I., 64 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm””, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie