EMRAT/ U gjet e vrarë në shtëpinë me qira në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçares

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 49-vjeçarin Fadi Alwan, i dyshuar si autori i vrasjes së një 24-vjeçareje të quajtur Rayyan Alwan në një apartament me qira në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, kur shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës. Gjatë hetimeve paraprake, u konstatua se ajo kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë po vijon punën për kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë babai i saj dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.