EMRAT/ U futën në shtëpi bari për të shlyer borxhet e familjes, burg për 2 shqiptarët në Britani

Ervis Llani dhe Xhiljan Stafaj janë dy shqiptarët që u arrestuan më 27 shkurt në Britani, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Sot dy bashkatdhetarët dolën para Gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë. Ata u dënuan me nga 14 muaj burgim secili. Pas përfundimit të dënimit ata do të deportohen në Shqipëri.

Dy të rinjtë u kapën mat në një shtëpi bari në shkurt të këtij viti, ndërsa mendohet se bimët për të cilat ata kujdeseshin kishin një vlerë prej afro gjysmë milioni paund.

Ashtu si shumë shqiptarë, dy të rinjtë kishin mbërritur në Britani ilegalisht disa javë më parë me një varkë nga Franca.

Ata shkuan në Britani për të fituar të ardhura për familjet e tyre. Ervis Llani ka thënë para autoriteteve britanke se shkoi në Angli per te shlyer një borxh prej 10,000 £ që i ati i tij kishte në Shqipëri