Emrat/ Tregtonin kokainë, arrestohen tre persona në Durrës, dy prej tyre vëllezër
- 18 January, 2024
Policia përmes një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Durrës, ka arrestuar tre persona të akuzuar për tregtim të lëndëve narkotike.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj. sakaq mësohet s enë prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Glerian Hyseni e Julian Hyseni, si dhe Albert Tikovina 46 vjeç.
Në 7 Janar u arrestuan edhe 2 vëllezërit Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla) me 1kg kokaine te cilësisë më të lartë. Tre personat e arrestuar blinin lëndën narkotike tek dy vëllezërit Balla. Arrestimi u zhvillua në kuadër të operacionit “Pjeza”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ