(Emrat) Tre deputetë të PD hedhin firmën për një koalicion tjetër opozitar në zgjedhjet e 14 majit


Aleanca Liberale e Djathtë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit.

Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.

Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Sigla e koalicionit do të jetë ALD.