EMRAT/ Të dënuar për trafikim droge dhe mashtrim, ekstradohen 3 persona nga Italia, Gjermania dhe Greqia


Tre persona janë ekstraduar në Shqipëri të cilët janë dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Arjan Gjergji 43 vjeç nga Shkodra është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike kanabis, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.

Besmir Kola alias Zef Kola 65 vjeç, banues në Durrës u ekstradua nga Greqia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Të tre personat e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.