EMRAT/ Si nisi sherri me armë në Thumanë, dy kushërinjtë qëllojnë drejt njëri-tjetrit, mbeten të plagosur


Dy kushërinj, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras për shkak të një konflikti pronësie.

Sipas autoriteteve, gjatë konfliktit për një sipërfaqe toke ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ishte jashtë shërbimit.

Po ashtu i plagosur mbeti edhe kushëriri i tij, Adrian Sela.

Për pasojë të dy janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.