Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar një sasi droge dhe një pistoletë.
Në kuadër të një aksioni të Departamentit të Anti-Drogës së Athinës u ushtrua kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”.
Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.
Për këtë policia ka ushtruar kontroll në një apartament në katin e dytë në rrugën “Avlonos” nr.102 në Athinë ku u arrit të kapej dhe arrestohej 23 vjeçari. Gjatë kontrollit atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër.
Gjatë operacionit policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera.