Emrat/ Shisnin lëndë narkotike në Shëngjin, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Një veprimtari kriminale është goditur së fundmi në Shëngjin ku në pranga janë vënë tre persona. Sipas policisë këta shtetas shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit, në Shëngjin. Ndërsa janë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, 1 automjet dhe 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit: Altin Gashi 21 vjeç, Ermal Tahiri 28 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe Salim Bouyaiche 43 vjeç, banues në Francë; Gjithashtu është shpallur në kërkim  shtetasi Ardian Gashi 30 vjeç, banues në Kosovë

Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.

Ndërsa nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Identifikohen 4 shtetas që shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit, në Shëngjin.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, 1 automjet dhe 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i operacionit:

– u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. G., 21 vjeç, E. T., 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez S. B., 43 vjeç, banues në Francë;

-u shpall në kërkim shtetasi kosovar A. G., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.

Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.

Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.