EMRAT/ Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacish në Fier

Katër administratorë farmacie janë arrestuar nga policia e Fierit pasi tregtonin ilaçe të kontrabanduara në farmacitë e tyre.

Mësohet se gjatë operacionit “Medicine”, u arrestuan shtetasit Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, ⁠Pleçe Byzyka, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet Tereza Plaka.

Sipas policisë në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni policor i koduar “Medicine”.

Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.

Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.