EMRAT/ Sherr në Lezhë, një i plagosur
Një konflikt verbal mes dy personave në Zejmen të Lezhës, ka agravuar në plagosje me thikë.
Mësohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie, ku pas agravimit, Hil Plepi ka plagosur me thikë Gjon Kolën.
I plagosur është transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.