Emrat/ Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit, kush janë dy të arrestuarit
Zbulohen emrat e personave të arrestuar në lidhje me drogën e sekuestruar në portin e Durrësit.
Mësohet se pas hekurave ra Arjan Doçi dhe Mentor Çuni. Furgoni i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, i cili transportonte pako për emigrantët.
Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine. Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit.
Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri–Itali–Angli.