EMRAT/ Qeveria emëron dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave emërimin e dy zëvendësministreve të reja në Ministrinë e Financave.

Sipas vendimit të publikuar, Erjona Bejleri dhe Adela Xhemali janë emëruar në këto poste me propozim të Kryeministrit.

Vendimi është firmosur dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare. Këto ndryshime vijnë si pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese në Ministrinë e Financave.