Emrat/ Prodhonin dhe shisnin drogë, arrestohen dy persona në Korçë
Dy persona kanë rënë në pranga në Korçë për veprën penale “prodhim dhe shitje narkotikëve”. Sipas policisë shtetasit Renato dhe Albi Dishnica 30 dhe 24 vjeç u kapën në flagrancë ndërsa ishin në hetim prej kohësh. Gjithashtu bëhet me dije se nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesa janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike.
Burime të siguruara nga policia bëjnë me dije se Seksioni per Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit Renato dhe Albi Dishnica , 30 dhe 24 vjeç, banues ne lagjen 14, Korçë per vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Ky operacion antidrogë mendohet që të ketë nisur hetimin para disa kohësh nga ana e drejtorisë vendore të Policisë së Korçës ndërsa ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i tyre në kushtet e flagrancës
Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar, janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza.