EMRAT/ Plagosi me thikë nje 46-vjeçar në Tiranë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, ku 46-vjeçari Gentian Krasniqi është plagosur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar 42-vjeçari Arben Cokaj banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gentian Krasniqi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.