Emrat/ Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari në Golem, shpallet në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnate në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë, ku i plagosur ka mbetur një 21-vjeçar.
Sipas policisë sherri ka nisur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, ndërsa pas debatit situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, për pasojë
është plagosur shtetasi Luiz Sheqi, 21 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Shpëtim Dedja, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Blutë po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Njoftimi:
Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.
Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L.Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.