Prokuroria Publike e Breshias ka zbuluar dy grupe kriminale të përfshira në trafikimin e një sasie të madhe droge, duke çuar në arrestimin e 45 personave, mes tyre tre shqiptarë, si dhe regjistrimin e 87 të tjerëve në regjistrin e të dyshuarve.
Hetimet zbuluan trafikimin e rreth 2,000 kilogramëve kokainë, 1,500 kilogramëve hashash dhe 700 kilogramëve marijuanë. Grupi i parë kriminal, që vepronte kryesisht në provincën e Breshias, dyshohet se siguronte kokainën nga Kolumbia, falë kontakteve me “klanin e Gjirit”, ndërsa hashashi nga Maroku kalonte përmes Spanjës.
Mes të arrestuarve janë Shkëlzen Guzina (1990) dhe Gjon Prela (1985) nga grupi i parë, si dhe Skerdi Bocoi (1976) nga grupi i dytë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.