EMRAT/ Pastruan milionat e drogës nga Zvicra, Gjykata e Posaçme merr vendimin për dy të arrestuarit

Transferuan miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj.

Nga hetimet ka rezultuar se paratë e pista të futura në Shqipëri në qindra raste përgjatë disa viteve janë me burim trafikun e drogës në Zvicër, ku po hetohet për persona të tjerë të dyshuar.

Ndërkohë nga viti 2020 numërohen qindra raste të veçanta, përmes sistemit të transferimit të parave të njohur si ‘Hawala’ në Shqipëri ku janë nisur me miliona euro para droge.

“ Hawala”, një metodë e ngritur nga dhjetëra anëtarë të grupit kriminal, tre prej tyre nga Tirana e përdornin për transferimin e parave pa lëvizur në të vërtetë të holla fizike, por një person i dorëzon një shumë një agjenti lokal (i quajtur hawaladar), i cili më pas e njofton një koleg në një vend tjetër për të dhënë të njëjtën shumë marrësit.

Megjithëse vetë koncepti i hawala-s nuk është kriminal, ai shpesh ndodhet në zonë të errët ligjore. Në disa vende, hawala është plotësisht i paligjshëm; në të tjera, ai lejohet vetëm nëse agjentët regjistrohen dhe raportojnë transaksionet.