EMRAT/ Operacioni anti-drogë në Sarandë e Delvinë, mes të arrestuarve dhe trajneri i futbollit

Detaje të reja lidhur me operacionin anti-droge. Hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompetencë i ka kaluar më pas Prokurorisë së Gjirokastrës.

Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.

Në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.

Hetimi ka nisur nga SPAK që prej vitit 2020, ku më pas i ka kaluar për kompetenca Prokurorisë së Gjirokastrës.