EMRAT/ Në pranga dy grabitësit e armatosur të argjendarisë në Kamëz, autorë dhe të ngjares së Prushit
Policia ka vënë arrestuar dy grabitës dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, të cilët në dy muajt e fundit të vitit të kaluar terrorizuan Qarkun e Tiranës, me disa grabitje apo tentaiva grabitjes nën kërcënimin e armës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Blind”, janë vënë në pranga shtetasit:
– Klodjan Cypi, 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
– Kleotild Bardhi 32 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi F. T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.