Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit! Kush janë shefat e rinj të komisariateve në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë

Policia e Shtetit ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.

Komisare Edjona Dano është emëruar Shefe e Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Shefi i Komisariatit të Policisë  Kuçovë Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë.