EMRAT/ Motra vret motrën në Tiranë, familjarët fshehin krimin

Amanda Pushani është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën rreth orës 11:40, në Tiranë.

Pas hetimeve rezultoi se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe natyrale. Nga autopsia ka rezultuar se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan 40-vjeçaren Marsela Pushani, motrën e viktimës e cila dyshohet se e ka plagosur për vdekje pas një konflikti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.