Emrat/ Mbanin armë dhe municion luftarak, arrestohen dy persona në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona janë në kuadër të procedimi penal, i nisur në vitin 2024.

Bëhet fjalë për shtetasit Denis Hasalla 36 vjeç dhe Bledar Çullhaj 35 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet një armë e ftohtë dhe një sasi municioni luftarak.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Elbasan

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.