EMRAT/ Mashtrime përmes ‘Call Center’, SPAK çon për gjykim 2 të pandehur: U zhvatën italianëve 3 mln euro!

TIRANË– SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Juel Micin dhe Mendim Domin të akuzuar se përmes Call Center kanë mashtruar evropianët duke u zhvatur shuma të mëdha parash. Më paratë e përftuara nga mashtrimet, Mici dhe Domi kanë blerë pasuri, kryesisht truall dhe apartamente, të cila nuk i justifikonin. Sipas SPAK dëmi i shkaktuar nga mashtrimi arrin në 3 mln euro, por ka dhe shumë raste të pakallëzuara.

Ndaj Jusel Mici janë ngritur akuzat për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me Mendim Domin.

Ndërsa për Mendim Domin janë akuzuat për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *