EMRAT/ Masakroi prindërit e ish-të dashurit dhe trupat e tyre i futi në valixhe, dënohet me 30 vite burg shqiptarja

Shqiptarja Elona Kalesha është dënuar zyrtarisht me 30 vite burg për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho.

Trupat e të çiftit u gjetën në katër valixhe në një fushë në Solliciano, Firence, në dhjetor të vitit 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.

Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj.

Hetimi u fokusua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit.